Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit.

“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani në platformën X.

Aleanca CDU/CSU i fitoi zgjedhjet me 28.5 për qind të votave.

Udhëheqësi i saj, Merz, pritet të nisë tani bisedimet për të zgjedhur partnerin e koalicionit.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhje.
Tre vjet më parë, Merz është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Temë e atij takimi ishin integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, sipas një njoftimi të atëhershëm të Kryeministrisë së Kosovës.

Gjermania është ndër mbështetëset kryesore të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me mbi 260 ushtarë aktualisht, ajo është pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, që nga përfundimi i luftës më 1999.

Gjermania, po ashtu, është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Në këtë vend jeton edhe pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës./k.k.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV