Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim Trifon Murataj 56 vjeç pronarin e kompanisë ‘Banaking’. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Më datë 18 shkurt 48-vjeçari A.G., i cili punon në kompaninë e Trifon Murataj që operon në portin e Durrësit është dëmtuar aksidentalisht në sy gjatë punës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Ndërsa materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit..E,T