Ish-deputeti Tom Doshi, njëkohësisht drejtues i PSD, iu përgjigj pozitivisht të hënën një fletëthirrjeje të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
I buzëqeshur dhe i pashoqëruar me avokat, Doshi mbërriti në godinë e xhamtë për të dhënë deklarime në cilësinë e personit, që ka dijeni mbi rrethanat e një hetimit. Për gati 1 orë e 30 minuta ish-deputeti Doshi dha shpjegime para agjentëve të BKH, që sipas tij e pyetën për një takim në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve të fituara në këtë bashki nga Edison Memolla.
“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Tom Doshi për mediat.
I pyetur mbi debatin politik për shkrirjen e SPAK dhe qëndrimin e deputetëve të tij Doshi shprehu mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme.
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër, edhe atë tjetër, do ta mbështesin SPAK”.
Në vitin 2018, ish deputeti Tom Doshi, ishte zyrtari i dytë i lartë në vend pas ish-kryeprokurprit Adriatik Llalla, që u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./e.t