Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Djali i viktimës, autor i masakrës së Mamurrasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri vetëm disa minuta më parë në një fshat të Kurbinit.

Sipas raportimit të gazetarit të News24, Elidon Ndreka, disa persona të paidentifikuar i janë afruar të moshuarit dhe e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend.

Sakaq, ai zbuloi se deri tani dyshohet se shkak për vrasjen mund të jetë një konflikt i vjetër hasmërie, por pa përjashtuar pisa të tjera.

Djali i viktimës, Enrik Mamli ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.

 

 

Mamli ka qëlluar për vdekje asokohe shtetasin Naim Tafa, pasi mes tyre ka pasur një konflikt për një shumë parash prej 250 mijë eurosh që viktima i detyrohej autorit.

Nga ana tjetër forcat e rendit kanë nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit./e.t

Të fundit

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV