Eshte zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në reanimacion në QSUT.
Vajza 6-vjeçare ndodhet prej të shtunës në terapi intensive në shërbimin e Pediatrisë në kryeqytet. Ende nuk mund të flitet se e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë që burime për mediat bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për meningit, por intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.
Mësohet se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.
Për pasojë ka ndërruar jetë i mituri 3 vjeç dhe vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa sipas mjekëve prindërit e kanë kaluar pa shumë probleme./E.T