KQZ ka regjistruar 15 partitë e para politike, mes tyre Partia Socialiste, Demokrate dhe Partia e Lirisë. Në zgjedhjet e 11 majit është regjistruar partia “Mundësia”. Po ashtu, KQZ ka regjistruar edhe partinë “Lëvizja Shqipëria” bëhet në zgjedhje, si dhe “Nismën Thurje”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi edhe “Lëvizjen Bashkë” në zgjedhjet që do zhvillohen më 11 maj. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Socialiste, si dhe Partinë Demokratike në zgjedhje.
Ilirjan Celibashi: Vendosim regjistrimin si subjekt zgjedhor të:
Partia “Shqipëria” Bëhet me kryetar Adriatik Lapaj
Partia “Nisma Thurje” me kryetar Endrit Shabani
Partia “Lëvizja Bashkë” me kryetar Arlind Qorin
Partia “Mundësia” me kryetar Agron Shehajn
Partia “Demokristiane” me kryetar Nard Ndoka
Partia “Lëvizja Legalitetit” me kryetar Shpëtim Axhami
Partia “Kristiandemokrate e Shqipëris”ë me kryetar Dhimitër Muslia
Partia “Kombëtare Konservatore Albania” me kryetar Kujtim Gjuzi
Partia “Demokratike e Shqipërisë” me kryetar Sali Berishën
Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” me kryetar Zef Bushati
Partia “Balli Kombëtar Demokrat” me kryetar Artur Roshin
Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” me kryetar Ylber Valteri
Partia “Balli Kombëtar” me kryetar Adriatik Alimadhi
“Partia e Lirisë” me kryetar Ilir Metaj
“Partia Socialiste e Shqipërisë” me kryetar Edi Ramën/ S,M