‘50% e miletit nuk paguante energjinë’/ Rama: Bëmë uljen e parë të çmimit që nga 1990

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama evidentoi arritjet e qeverisë socialiste në ekonomi duke veçuar bonusin për pensionistët dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek.

‘Dhe nëse në kohën kur morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznes me xhiro 30 mijë euro, sot është deri 140 mijë euro xhiro pa taksë. Si arrijmë të shkojmë nga një bonus për pensionistë 50 mijë lek të vjetra, në një bonus që dhamë për fundvit. Si mund të bëjmë dy bonuse njëri pas tjetrit? Sepse na jep mundësi ekonomia. Nuk presim lek. Janë paratë që mbledhim nga puna. Janë mjaftueshëm? Jo. Por janë më shumë seç ishin. Në këtë rrugë janë shumë gjëra që janë arsye për ne për tu ndjerë mirë, që ballafaqohemi.

Ne kishim një sistem, elektroenergjitik që në këtë orë, deri një dekadë më parë në këtë rrugë, për të bërë këtë mbledhje duhet ta bëje me shoqërinë e gjeneratorit. Dhe kur dilje në rrugë duhej të dëgjoje gjeneratorët. 50% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, kemi arritur 100% arkëtime. Dhe nga ana tjetër, kemi uljen e parë të çmimit të parë të energjisë që nga 1990. Ulet 1 lek në 9 lek, nuk ulet 1 lek në 1000 lek. U ul 10.5%. ky në çdo kilovat në fund fare për një pensionistë, për një familje me të ardhura të ulëta është shumë. Ne dembabadem, pensionistëve ua subvencionojmë një pjesë të energjisë elektrike.’/e.t

Të fundit

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Karamuço: Meta ka akuza për rrezikshmëri shoqërore, SPAK po mban një ekuilibër

Pushteti i SPAK nuk ka kursyer edhe pushtetarët të cilët gjenden pas hekurave të qelisë, ndërkohë paralajamërohen dhe arrestime të tjera. Eksperti Ervin Karamuço...

Tri hyrje të reja, cilët nga ish-banorët do të rikthehen në shtëpinë e BBV?

Dinamikat në shtëpi sa vijnë e shtohen, teksa “valixhja e tundimeve” e Gjestit do të rikthejë tre ish-banorë. Klajdi, Krisa, Amber, Gerti, Redoni, Jozi apo...

Lajme të tjera

Web TV