Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e tij në Facebook.  Ashtu është, nuk është mirë të shash e të fyesh, aq më tepër nga pozitat e një personi nën hetim. Nuk të jep asnjë avantazh sharja e fyerja, padyshim.

Mirëpo nga ana tjetër shihni pak me vëmendje anën tjetër të medaljes. A është prokurori i çështjes etikisht korrekt?!

Ndaj Tij janë shfaqur pretendime serioze se ka kërkuar favor në Bashkinë e Tiranës për një leje ndërtimi. Ka pretendime se ka qenë intimidues nga familjes Veliaj.

Dhe tani, së fundi del së në gjyq prokurori ka fyer palën tjetër duke e quajtur “ndyrësirë”. Në sallën e gjyqit….prokurori…. E kuptoni apo jo?!

Ça duhet të ndodhë më shumë që njeriu të reagojë, pavarësisht pozitave procedurale ku gjendet?!

Nëse qëndron pohimi se ai që fyen është i dobët në argumente, kjo besoj vlen edhe për prokurorin, apo jo?! Po të isha Altin Dumani do ta kisha larguar atë prokuror nga çështja.

Ndoshta ai meriton më shumë sesa largim nga çështja. Edhe një procedim disiplinor do ti sqaronte ligjërisht të gjitha këto aspekte.  Nuk është normale kjo gjë!    S,M

Të fundit

Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së...

Demalia: Rama ngriti 10 mijë flamuj në mes të Athinës, Berisha uli brekët!

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për takimin e Sali Berishës me shqiptarët e Athinës, ndërsa...

Berisha për gazetarin grek: Beleri dhe Bollano, njerëzit më të ndershëm në Shqipëri

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Manifesto”. Mes të tjerave, aty flet dhe për Fredi Belerin. “Është e njohur (në rajon), që për...

Gjermania i del kundër Trump: Nuk do e pranojmë Rusinë në G7!

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara...

Studimi: 1 në 20 gra po diagnostikohet me kancer gjiri

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë të vdesë nga kjo sëmundje...

Lajme të tjera

Web TV