Buxheti i shtetit ka arkëtuar 710.3 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ose rreth 66.6 miliardë lekë më tepër nëse e krahasojmë me vitin 2023.Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskal që konfirmojnë se gjatë vitit që lamë pas të ardhurat janë rritur me 10.4%.
Efekte kryesore i ka dhënë Tvsh si rezultat i rritjes së konsumit e nxitur kjo edhe nga numri i lartë i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar të cilët rezultuan 11.7milionë shtetas të huaj.Po ashtu më shumë kontribut nw mbledhjen e tw ardhurave ka dhënë edhe përmirësimi i ekonomisë, dhe aktiviteti I bizneseve.
Sipas Ministrisë së financave të ardhurat nga TVSH e arkëtuar u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, ose 29.8% më shumë nëse e krahasojmë me vitin 2023.
Ndërkohë që dobësimi i valuatave ka dhënë efekte negative në të ardhurat doganore.
Edhe rritja e pagave ka sjellë më shumë para në buxhet .Nga të dhënat zyrtare konstatohet se Tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar në vlerën 66.1 miliardë lekë, ose 14.3% më shumë se 12 mujori 2023.
Ndërkohë përsa i përket shpenzimeve rezulton se ato kanë pasur një ecuri të ngadaltë. Sipas ministrisë së financave në 2024 janë shpenzuar 728 miliardë lekë, ose 42.7 miliardë lekë më pak se pritshmëritë./K.K