Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së plani i qeverisë italiane për shqyrtimin e kërkesave për azilim në një vend të tretë.

Për herë të parë këtë të martë (25.02.2025) Gjykata Europiane në Luksemburg nis procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri. Në proces synohet të sqarohet çështja, nëse dhe në çfarë premisash kërkesat për azilim të refugjatëve që vijnë nga Mesdheu mund të trajtohen dhe të vendoset lidhur me to në një vend jashtë territorit të BE-së.

Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj. Procesi ka të bëjë me planet e qeverisë së kryeministres së djathtë italiane Giorgia Meloni. Italia është vendi i parë i BE-së, që ka ngritur strukturat e strehimit te refugjatëve jashtë BE-së, duke i vendosur ato që nga tetori 2024 në Shqipëri. Në këtë kompleks nëpunësit italianë duhet të marrin vendimin lidhur me kërkesat për azil, që paraqesin refugjatët që kapen duke lundruar ilegalisht përmes detit Mesdhe duke synuar të shkelin në territorin e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Qëllimi i procedurave të përshpejtuara në një vend të tretë si në Shqipëri është kthimi sa më shpejt i refugjatëve në vendin e origjinës. Të tjera shtete europiane po i ndjekin me kujdes plane të tilla.

Kush e përcakton një vend të tretë të sigurt?

Ky model deri tani nuk ka funksionuar. Drejtësia italiane i ka pezulluar planet e qeverisë tri herë që nga tetori 2024. Të 66 personat, që u transportuan në Shqipëri, janë dërguar në Itali.

Lexo edhe :  Marshim për Gentiana Hudhrën/ Djali ecën në heshtje për nënën e vrarë nga i ati!

Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurt. Gjithashtu duhet të sqarohet, nëse një vend mund të konsiderohet si i sigurt, nëse ai nuk është i sigurt për të gjithë dhe nëse gjykatat për verifikimin e procedurës së përshpejtuar lejohen të përdorin burimet e veta të informacionit. /DW/kb

Të fundit

“Kingsman”, paralajmërimi për reduktimin e popullsisë përmes kontrollit të mendjes

Nga Leonard Veizi A thua kinemaja në vazhdimësinë e saj na ka dhënë prej kohësh mesazhe të koduara? Në sipërfaqe, “Kingsman:...

Vijon humnera/ Këmbimi valutor 21 qershor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me 85.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Plakja nuk ndodh gradualisht, këto dy momente e përshpejtojnë atë

Plakja nuk është një rënie e ngadaltë dhe e qëndrueshme – ajo mund të vijë me goditje të papritura, zbulon një studim. Një studim inovativ...

Parashikimi i motit. 21 Qershor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me...

Netanyahu po përdor “të drejtat” e grave myslimane për të justifikuar luftën

Mona Eltahawy* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përmendur bilancin mizor të regjimit iranian mbi të drejtat e grave për të justifikuar luftën po aq mizore...

Lajme të tjera

Web TV