Koalicioni që do të drejtojë qeverinë e re në Gjermani pas zgjedhjeve, mund të quhet “Koalicioni Shqiptar”.
Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur raporton se koalicioni që pritet të krijohet mes unionit konservator CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD) nuk do të cilësohet më si një “koalicion i madh”, ose GroKo, siç njihej gjatë viteve kur Angela Merkel ishte kancelare.
Kjo pasi SPD nuk është partia e dytë më e madhe në Bundestagun e ri gjerman, pasi partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli para saj në zgjedhjet e së dielës.
Teksa bisedimet për krijimin e koalicionit vijojnë, ka nisur edhe kërkimi për një emër të ri të koalicionit.
Duke ndjekur një traditë të çufitshme të emërtimit të koalicioneve në Gjermani, sipas flamujve të vendeve të tjera, ndër sugjerimet e para ishin “Koalicioni Shqiptar” ose “Koalicioni Angolan” (ngjyrat e dy partive janë e zeza dhe e kuqja, ndonëse në të dyja rastet flamujt përmbajnë edhe elementë shtesë).
Por ka edhe emra të tjerë që janë propozuar si “Koalicioni Coke Zero” – “Shije e vërtetë dhe zero kalori”.
Pasi të zgjidhen këto teknikalitete, pritet formimi i qeverisë së re në Gjermani, ç’ka e ka deklaruar edhe kancelari i ardhshëm Friedrich Merz./e.t