Karamuço: Meta ka akuza për rrezikshmëri shoqërore, SPAK po mban një ekuilibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushteti i SPAK nuk ka kursyer edhe pushtetarët të cilët gjenden pas hekurave të qelisë, ndërkohë paralajamërohen dhe arrestime të tjera. Eksperti Ervin Karamuço u shpreh për ‘Real Story’ se Berisha vazhdoi me detyrim paraqitje sepse nuk ekzistonin më ato rrethana që e dërguan në arrest me burg.

Sipas tij, Meta ka akuza të rënda për rrezikshmëri shoqërore, ndërkohë që Veliaj ka elementë të shantazhit ndaj BKH dhe intimidim.

“ Gjëja kryesore ishte që mbas një viti nuk ekzistojnë më ato rrethana që Berisha u vendos në banesë. Por duke mos pasur një rrezik që të mos e pengojë, të vazhdojë me detyrim paraqitje. Rënia e elementëve të masës e bën të vazhdonte politikën.

Veliaj ka element për shantazh të BKH dhe intimidim, fakti që qëndroi jashtë mund të cënojë provat dhe të ndryshojë qëndrimet e dëshmitarëve. Për Metën ka akuza të rënda të rrezikshmëri shoqërore, për mënyrën sesi mund të kontaktojë me persona të tjerë për tjetërsim të aspekteve financiare apo arratisje. Dumani si drejtues i prokurorisë ka të drejtën të ratifikojë dokumentacionin për përcjellje në gjykatë, por prokurorët ndjekin dhe historikun e mëparshëm. Nga historiku, nuk mund të kishte masë të ndryshme për elementë të njëjtë. Po mbajnë një lloj ekuilibri. Tani është vendosur një stekë shumë e lartë që këta pretendojnë që ta vazhdojnë por me këtë vazhdimësi do të shohim personazhe të tjerë që do të përplasen në GJKKO dhe me akuza më të rënda dhe do të marrin masa pothuajse njëlloj.

Në momentin që këtë e lë në fuqi Gjykata e Apelit për mua janë të sakta. Pavarësisht rrethanave ku është Veliaj, mund të ketë dhe aspekte emocionale dhe nuk kontrollon komunikimin me palën tjetër. Nga ana tjetër funksionari publik, nuk i lejohet dhe ka probleme të etikës, sesi ti përfaqëson akuzën në gjyq.”/E.T

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV