“Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin”/ Rama: Perceptimi për korrupsionin i gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“I merr të keqen patronazhistëve, janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe politike. Kjo punë bëhet në të gjitha partitë serioze në të gjithë botën. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjë tjetër, ndërkohë të tjerët as që e dinë çfarë janë ata.

Këneta nuk është fjalë fyese, është një fakt dhe realitet, një dukuri natyrore gjeografike gjeologjike si të doni ju që shfaqet në formën e ujit të ndenjur ku rriten shumë lloj speciesh dhe ku për hir të vërtetës, i bie pak më qaf atyre specieve. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë kjo nuk është fare fjalë fyese. Gjuha shqipe është shumë e pasur për mua është dashuri e madhe dhe e përdor në të gjitha thellësitë kuptimin e saj. Fyerja është t’i thuash tjetrit gjëra që nuk i ka. Janë të ndara gjërat.

Ajo që unë dua të prek lidhur me çfarë po thosha, biseda që bëm sa i përket korrupsionit dhe perceptimit të korrupsionit. Ka shumë studime dhe analiza, gjëra të njohura dhe të shkruara, nuk jemi të parët që kalojmë nga kjo fazë. Çka është shumë e njohur është që kur vjen puna tek perceptimi i korrupsionit ka një koncept që quhet paradoksi i progresit. Në momentin kur një vend një shoqëri vendos të përshkallëzojë lufrën kundër korrupsionit, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit dhe në vend të krijohet më shumë besim, më shumë qetësi dhe bindje, krijohet një atmosferë cinizmi dhe mohimi i gjithçkaje dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit. Kam përpara një nga studimet, bërja publike e qëllimeve dhe provceseve që stimulojnë luftën kurropsionit duke i bërë hapat të dukshëm për publikun çon në perceptimin që korrupsionin është më i hapur, në të kundërt tkurret në këtë beteje.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ

Këneta do spërkasë me llumin e vet gjithçka këdo dhe vazhdimisht për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe përmes një shantazhi permanent. Kjo është njëra anë e medaljes dhe është ajo që shohim”-u shpreh Rama./    S,M

Të fundit

A mundet shteti të jetë më i fortë se shoqëria?!

Nga Ben Andoni Shoqëria shqiptare nuk po ia del dot me korrupsionin, pasi besimi në institucionet e saj morale ka...

Kompania e cila po kërcënon punëtorët me pushim nga puna nëse nuk MARTOHEN!

Një kompani me bazë në provincën Shandong të Kinës tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë pasi kërcënoi të pushonte punonjësit e saj beqarë dhe të...

Xhelozia “po i fut në dhe’”/ Gjesti dhe Egli kërkojnë ndihmë nga produksioni

Debatet mes Eglit dhe Gjestit janë kthyer në shqetësim për të dy banorët. Fakti që Gjesti zëvendësoi në shtrat Eglin me Rizartën, bëri që...

Parashqevi Simaku rikuperohet plotësisht? Elton Ilirjani jep lajmin e mirë

Elton Ilirjani, shqiptari i cili sfilon në pasarelat e modës dhe ka marrë përsipër të ndihmojë këngëtaren Parashqevi Simaku, para pak orësh ka njoftuar...

Kandidati nga diaspora që garon në Primaret e PD për Tiranën

Ethem Aga, një figurë nga diaspora që jeton dhe punon prej vitesh në Francë, ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e Partisë Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV