Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte thjesht një rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet dhe kjo u konfirmua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Fabula e përdorur deri më tani ishte kandidatura e veçantë dhe kërkesa e konfederatës europiane që dy vendet të bashkëpunonin.
“Kam dashuri të veçantë për të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme. I gjithë Ballkani Perëndimor është një minë me sahat. Burokratët europianë nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Interesant është fakti se Federata Shqiptare dhe ajo serbe, të mbështetura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar Euro 2027 së bashku. Një dëshmi e mëtejshme se sporti është mbi politikën”, u shpreh Ceferin.
Organizimi i përbashkët i eventit, që për historinë dhe gjenocidin serb në Kosovë ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha trojet etnike, parashikohet të nisë në Serbi, ndërsa finalja të luhet në Tiranë. /e.t