Kristi Pinderi: Berisha do të mbetet në histori si mbështetës i komunitetit LGBTQ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ, Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit,” ka folur për mbështetjen që ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë komunitetit LGBTQ në Shqipëri.

“Sali Berisha do të mbetet në histori si njeriu që mbështeti LGBTQ. Ai dekriminalizoi homoseksualitetin,” tha Pinderi. Ai theksoi se në ligjet për të drejtat e komunitetit LGBTQ ka pasur mbështetje të gjerë politike: “Të gjithë kanë votuar pro ligjit LGBTQ, përveç, mesa mbaj mend, Mesila Dodës.”

Pinderi rrëfeu edhe një moment nga takimi me Berishën, ku ish-kryeministri shprehu publikisht mbështetjen e tij.

“Na ka thënë: Më vjen shumë mirë dhe ju përgëzoj që keni dalë publikisht. Na ka mbështetur dhe përgëzuar, duke na siguruar se do të mbështeste të gjitha përpjekjet tona.”

Duke folur për martesat mes personave të të njëjtit seks, Pinderi tha se Berisha ishte shprehur në favor: “E pyetëm çfarë mendon për martesat gay dhe ai përsëriti qëndrimin se do ta pranonte dhe do të bënte ligjin për martesat gay… dhe e bëri.”

Ai shtoi gjithashtu edhe një moment nga biseda me Berishën, ku ky i fundit e kishte trajtuar çështjen me humor.

“Kur e pyeta prapë në atë takim, ai bëri shaka: Po akoma nuk ju lejojnë të martoheni?– donte të ngacmonte Ramën.”

Sipas Pinderit, Berisha kishte garantuar komunitetin se nuk do të pengohej për të jetuar jetën e tij dhe për të gëzuar të drejtat e garantuara me ligj./kb

Të fundit

Plagosja e Elvis Halilajt në Kukës/ Vihet në pranga një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit të plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës,...

Me valixhen mbushur me drogë, pranga 3 të rinjve në Tiranë

Policia ka vendosur në pranga 3 të rinj pasi akuzohet se shpërndanin doza kokaine dhe kanabisi, ndërsa në pamjet e publikuara nga blutë shihet...

Zgjedhjet e 11 majit/ VOA: Interesim i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t’u regjistruar

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri të martën e 24 shkurtit, mbi 80 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi...

VOA analizë: Interesim ende i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t’u regjistruar

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri të martën e 24 shkurtit, mbi 80 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi...

Rruga e Arbrit, pa pagesë/ Rama: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë...

Lajme të tjera

Web TV