Marrëdhëniet shqiptaro greke/ Rama: Sfida është ta shohësh historinë me sytë e së ardhmes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë në emisionin “Pamja e Madhe”, për televizionin kombëtar grek MEGA, foli për marrëdhëniet me Greqinë.

Gjatë intervistës Rama u shpreh se  në disa raste dy vendet kanë qenë viktima të së shkuarës, ndërsa nënvizoi se tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve janë më mirë.

“Mendoj se ne vazhdojmë të kemi problemin që jemi fqinj shumë të vjetër dhe në të njëjtën kohë që jemi fqinj shumë të rinj. Sepse patëm problemin e një ndërprerje prej 15 vitesh. Greqia, kaloi në një diktaturë fashiste, por e tejkaloi shumë më herët se ne, që kaluam një diktaturë të tmerrshme komuniste. Greqia u shndërrua në një vend ndryshe, ndërkohë që ne dolëm tërësisht të gjymtuar nga komunizmi. Ishte shumë më keq se në vendet e tjera.  Kjo jetë e rilindur në oborrin tonë të përbashkët nuk ka qenë e lehtë. Në disa raste, kemi qenë viktima të kësaj të shkuare. Më shumë se sa njëherë, kemi pasur provën që jemi shumë të ngjashëm. Jemi kaq shumë ballkanikë, mesdhetarë dhe sërish vazhdojmë të mbetemi pengje të historisë tonë. Por unë kam bërë një zgjedhje shumë të qartë, se historia mund të jetë ose një kurth i madh ose një burim i madh për të ecur përpara. Sfida është ta shohësh historinë me sytë e së ardhmes. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Marrëdhëniet tani janë mirë. Mund të jenë më mirë. Për njëfarë kohe ishin keq, për një çështje që ishte e rëndësishme për palën greke, por jemi në rregull tani.

Çështja Beleri?

Edi Rama: Jetojmë në një vend demokratik, Greqia është një vend demokratik, Europa është një familje demokratike dhe Gjykata Europiane Drejtësisë do të bëjnë atë çfarë duhet të bëjnë./E.T

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV