Masat ndaj zyrtarëve të UB, reagon Rama: Rektori do flasë, është një keqkuptim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pasi SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se sipas tij, janë masa të lëshuara pa gjyq.

Kreu i qeverisë ka njofuar se nesër më 26 shkurt, në orën 9:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i PS, i cili do të dëgjojë me kërkesën e Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Sipas kryeministrit, vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.

Promoted Content

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030🇦🇱🇪🇺 Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkruan Rama.

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, dhe gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur identitetet e zyrtarëve, ku 5 prej tyre u vendosën në pranga.

Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

Lexo edhe :  “Pensionet europiane nuk bëhen kollaj”/Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte marrëveshje

ARREST SHTËPIE

1) Agim Sefa
2) Arjan Buliqi
3) Serafin Skënderi
4) Ilir Kusi
5) Dritan Laçi
6) Azem Parllaku
7) Artur Koleci
8) Radion Dhromi
9) Blenard Spaho
10) Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa “detyrim paraqitje”./    S,M

Të fundit

Vdekja e djalit 3-vjeçar në Shkodër, Prokuroria regjistron procedimin penal

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e një djali 3-vjeçar një ditë...

“Covid19, Alcatraz, Totorina”/Nuredin Dumani zbulon pseudonimet që ka përdorur në SKY ECC

Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”. Dumani...

“Fryhet” arka e shtetit/ MF: Të hyrat në buxhet arritën në mbi 710 miliardë lekë

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 710.3 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ose rreth 66.6 miliardë lekë më tepër nëse e krahasojmë me vitin...

Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantuan Prefektin e ri të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, i...

‘Do shkrij SPAK’, Berisha nuk tërhiqet: S’do ketë prokurori politike

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK, qëndrim të cilin e forcoi edhe njëherë përmes një deklarate për...

Lajme të tjera

Web TV