Me valixhen mbushur me drogë, pranga 3 të rinjve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vendosur në pranga 3 të rinj pasi akuzohet se shpërndanin doza kokaine dhe kanabisi, ndërsa në pamjet e publikuara nga blutë shihet lënda narkotike e vendosur brenda një valixheje.

Në pranga kanë rënë:

  • L. F., 28 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë
  • E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, në Tiranë dhe në Vorë.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre bashkëpunëtorë).

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit:

L. F., 28 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë;

E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.K

Të fundit

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV