Ngjela: Nëse Ols Dado ka quajtur ‘ndyrësirë’ Veliajn, nuk mund të jetë më prokuror!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ me Marsela Karapançon teksa foli për lëvizjet e SPAK dhe arrestimin e Erion Veliajt. Ngjela thotë se ende nuk ka një akuzë për Veliajn.

‘Po ai thotë që nuk më kanë dhënë akuzën, pse akuzohet. Pse ky gjyq nuk kuptoj çfarë është ka thënë? Nuk e dimë ia ka dhënë gjykata arrestin. Por gjykata e ka arrestuar, jo prokurori.’

Lidhur me pretendimin e Veliajt se prokurori Ols Dado e ka quajtur ‘ndyrësirë’ në sallën e gjyqit, Ngjela thotë se nëse diçka e tillë është e vërtetë, Dado nuk mund të jetë më prokuror.

‘Ka prova që ka ndodhur? Çdo i pandehur ka të drejtë të flasë? Por duhet të shikojmë nëse është e vërtetë? Nëse është e vërtetë, ai nuk mund të jetë më prokuror. Çdo i pandehur, ka deviacion psikik në mbrojtjen e tij dhe ky duhet të falë në kuptimin e profesionit. Nëse ka ndodhur që ka thënë atë, nuk mund të jetë më prokuror në një vend demokratik.’

Sa i përket pastaj prentedimeve për metoda të SPAK si ato të sigurimit të shtetit, Ngjela thekson se këtu nuk mund të ketë asnjë paralelizëm.

‘Metodat e sigurimit, nuk kishin nevojë për mbrojtje. Nuk afrohen me to. Ti s’kishe të drejtë as për avokat. Nuk ka paralelizëm. Çfarëdo shkelje ligji, ajo situatë juridike, nuk ma ha mendja ta ketë kaluar një vend tjetër në Europë.’

Fjala e rëndë e Dados duhet provuar, ndërsa i pandehur këtë rast Veliaj, ka gjithmonë tendencën t;i zmadhoj sulmet që i bën akuza.

‘Atje ka një fjalë të rëndë, por që deri tani nuk e kam parë të provuar. Nuk mund ti flasësh dot tjetrit me atë gjuhë, sikur je në pushtet absolut. Të pandehurit kanë deviacione në mbrojtje të vetes. Dhe këtë ai ka quajtur lehtësi jurisprudenca kur ka raste të tilla. I pandehuri e amplifikon sulmin që i bën akuza. Është në inkoshient. Është në presionin e akuzës. Shpesh i çon në këto lloj hapësire mendore, që i degdis në vulgaritet.’

Deri më tani, sipas Ngjelës me hetimin është marrë vetëm Ols Dado dhe jo Altin Dumani.

‘Sipas ligjit Dumani nuk ka lidhje me akuzën. E drejton prokurorinë, por hetimin e drejton hetuesi direkt. Nuk e kam parë që të jetë dhe ky në hetim direkt. Po të jenë të dy ndryshon problemi. Deri më tani kemi parë vetëm Ols Dadon.’

Lexo edhe :  Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Avokati shprehet për nevojën për një sistem gjyqësor të fortë në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit.

‘SPAK ka kompetencë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë shtetet borgjeze, kanë perfeksionuar pushtetin gjyqësor. Ne nuk kishim pushtet gjyqësor. Kapitali do para. Po të mos ishte dëshira e kapitalit për para nuk dilte marksizmi. Nuk korrigjohet me diktaturë por me pushtet gjyqësor. Ne ende nuk e kemi pushtetin gjyqësor të aftë. Por me sa marr vesh në SPAK ka ekspertë amerikanë. Nuk janë ekspertë që japin urdhra, por analizojnë krimin. Krimi është sistem psikik. Krimi është sistem psikik, dëshira psikike e personit për të bërë krim. Kjo quhet dashje. Dashja në krim është kjo. Por ka dhe krim në normë, krijohet evazion fiskal. Nuk ka kapital tregtar me evazion fiskal nëse do kishim pushtet gjyqësor solid.’

Sipas Ngjelës, amerikanët nuk kanë ikur nga SPAK, pasi kanë ardhur ekspertë të tjerë.

‘Ashtu siç ka të meta, ka dhe mungesë profesionalizmi. Por në SPAK kanë ikur 8 ekspertë kanë ardhur 8 të tjerë. Nuk është kaq e lehtë çështja e të provuarit. Është profesionalizëm. E di çdo të thotë provë, raporti yt me të vërtetën.’

Lidhur me deklaratat e Berishës se do shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, Ngjela thotë se diçka e tillë nuk ndodh pasi Berisha nuk vjen dot në pushtet.

‘Ai vetë tha, nëse vij në pushtet, pra nëse. Nëse e Saliut vjen të formulohet, jo. Janë sondazhet. Sondazhet i nxjerrin shumë të ulëta në krahasim me socialistët. Do e shohim në muajin e fundit nëse i rriten aksionet. Por dimë që aksionet i janë ulur prej non gratas. Ai po lufton që ta heq non gratën.’

LaCivita nuk mori përsipër asgjë lidhur me non gratën, që do të thotë se është problem i rëndë.

‘Nuk e mor përsipër problemin e non gratës. Është shumë e rëndë. Kur të gjeni një personalitet amerikan që do i hiqet atëherë diçka ka luajtur.’/e.t

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV