Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës.
Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.
“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim.
Pak më parë, kreu i PD Sali Berisha denoncoi se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha tregoi pamje të punëtorëve që ngarkojnë dokumentet në kamion, duke i konsideruar këto veprime si një përpjekje për të shkatërruar prova./ S,M