Pse qeveria Rama dhe Kuvendi nuk kanë ide të reja për zhvillimin kombëtar?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Sot në drejtimin politik të Shqipërisë, qeveria aktuale Rama dhe, Kuvendi i Shqipërisë si institucion i përplasjes së ideve për zhvillimin kombëtar, nuk po ka fare ide të reja.

Historia e Shqipërisë po pret ndryshimin e vërtetë të këtij shekulli të ri.

Si rregull ndryshimi kombëtar i një shoqërie ecën nëpërmjet ideve të reja. Por këto ide duhet të jenë utilitare (të dobishme).

Dobishmëria në idetë e reja të një shoqërie, janë ato ide të cilat i përgjigjen domosdoshmërisht kësaj pyetjeje: A janë këto ide të dobishme për historinë e shoqërisë sonë?

Ja, pikërisht këtu fillon dhe zë vendin e vet të mirëfilltë utilitarizmi.

Ishte filozofi i madh anglez David Hume që në Shekullin e XIX e keijoi realisht filozofinë e dobishmërisë shoqërore ose kombëtare, dhe që e lidhi këtë në natyrën, qëllimin dhe në kufizimin e dijes njerëzore (nature, scope and limits of human nowledge).

Prandaj ne si shoqëri sot jemi pikërisht në kohën kur do të na duhen patjetër ide të dobishme për zhvillimin kombëtar. Por a i kemi formuluar ndërkohë këto ide?

Jo, deri tani zhillimi ynë si shoqëri dhe si shtet është spontan. Dhe kjo ndodh sepse qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë, në këtë kohë nuk ka qenë dot në gjendje për t’i dhënë kohës dhe shoqërisë sonë ide te reja.

Prandaj, është e saktë kur themi me konstatim konkret se: zhvillimi ynë kombëtar ecën spontanisht dhe jo në mënyrë të organizuar drejt ideve të reja.

Dhe kjo ndodh, sepse në fakt, sot në drejtimin politik të Shqipërisë, qeveria aktuale Rama dhe, Kuvendi i Shqipërisë si institucion i përplasjes së ideve për zhvillimin kombëtar, nuk po ka fare ide të reja. Domethënë, duke u nisur pikërisht nga ky fakt, na duhet të themi atë që theksuam më lart: sot, shoqëria shqiptare dhe qeveria shqiptare është në një gjendje staniacioni ekonomiko-politik.

Lexo edhe :  Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Dhe duhet të kujtohemi se staniacioni është një gjendje e një fakti që ka mbetur në qëndrim statik dhe në palëvizje, dhe që ky qëndrim statik, në idenë që po trajtojmë, është një ngrirje e idesë së zhvillimit kombëtar dhe i vetë ekonomisë.

Prandaj sot shoqëria shqiptare në Shqipëri e ka të nevojshme të dalë nga kjo gjendje, sepse i duhen ide të reja drejt një zhvillimi integral.

Dhe duhet ta kemi parasysh, se, një gjendje e tillë shoqërore që quhet saniacion shoqëror, nuk mund të rrijë gjatë kështu, sepse, nëse qeveria aktuale nuk do të jetë në gjendje të krijojë lëvizjen për zhvillimin që theksuam më lart, situata ekonomike do të shkojë drejt dekadencës, në një përkeqësim gradual.

Të shohim: a do të jetë e aftë kjo qeveri që të fillojë ndriçimin e tregut, shoqërisë dhe shtetit me ide të reja drejt një progresi kombëtar permanent?/    S,M

Të fundit

Nis puna për ujësjellësin e ri në Mamurras, Balluku jep lajmin e mirë

Ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Mamurras, një projekt që synon të sigurojë furnizim të...

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, dënohet 30 vite burg Agron Tufa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën. Tufa akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës. Dyshohet...

Makina fluturuese bëhet realitet, publikohen pamjet e testimit

Një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë. Makina e Alef Aeronautics mund të drejtohet si një makinë normale në rrugë, por...

Lagjja e Rindërtimit “5 Maji”/ Rama inspektim me kryetaren e deleguar Ristani

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në lagjen e Rindërtimit “5 Maji”, me kryetaren e deleguar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Rama tha se kjo lagje,...

Vdekja e djalit 3-vjeçar në Shkodër, Prokuroria regjistron procedimin penal

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e një djali 3-vjeçar një ditë më parë në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV