Rama intervistë për TV grek: Është e tepërt të flasësh për grabitje pronash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA.

Rama tha se minoriteti grek në Shqipëri nuk ka asnjë problem më shumë me pronat, se ato problematika që kanë edhe shqiptarët etnikë.

Ai shtoi gjithashtu se është marrëzi të flitet për grabitje të pronave të minoritetit grek, gjë për të cilën sipas kryeministrit, nuk ka asnjë provë.

Shefi i Qeverisë foli edhe për ndërtimin e shkollave greke, për të cilat tha se mund të jetë shumë e thjeshtë nga ana e qeverisë shqiptare që të realizohet, por problemi sipas tij, qëndron në faktin se nuk ka mësues.

“Meqë ra fjala kryeministri juaj është mjaft i vëmendshëm ndaj çështjeve të pakicës greke në Shqipëri. Ne mund të hapim shkolla publike apo private për minoritetin grek, por duket që jut ë dërgoni mësues. Nuk ka asnjë problem për grekët etnikë në Shqipëri. Ka pasur në të shkuarën disa probleme, por tani nuk ka më. Probleme me pronat ka edhe për shqiptarët etnikë. Por të flasësh për grabitje është e tepërt.

Nuk ka asnjë rast që ndonjë pronë private të jetë marrë nga qeveria. S’ka asnjë rast të tillë. Së dyti të gjitha hotelet, resorted dhe gjithçka tjetër, është ndërtuar mbi baza private, mbështetur në kontrata. Problemi me titujt e pronësisë është pjesë e historisë. Nuk është se nuk i kanë të gjithë. Ka që i kanë këta tituj dhe për investime të ndryshme lidhin kontrata dhe marrin para. Në të kundërt nuk jepen lejet e ndërtimit”, tha Rama./E.T

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV