Rruga e Arbrit, pa pagesë/ Rama: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë lek. Premtimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, pasi kjo rrugë po ndërtohet me paratë e kompanisë private dhe jo të taksapaguesve.

Ajo rruga e Arbrit atje që do hapet tuneli i Murrizit më në fund, o Zot ishallah nuk kemi ndonjë surprizë tjetër me atë tunel aty se aty  është mbledhur gjithë syri i keq. Gjithë syri i keq është mbledhur atje. Në 14 mars është plani për t’u hapur, është rrugë thjesht dhe vetëm shqiptare, me para të shqiptarëve dhe jo të taksave, por të një kompanie. Ajo është PPP-ja pra, ajo është PPP-ja dhe pyeste dikush që sa do ta paguajmë atë rrugë? Nuk do të paguash asgjë, zotrote ti. Zero. Nuk do ketë ajo rrugë pagesë, të paktën sa të jem unë këtu rruga e Arbrit s’do ketë pagesë e do vijë dita, një ditë që të gjitha rrugët do bëhen me pagesë siç i ka gjithë bota, kjo nuk diskutohet po jo rruga e Arbrit sa të jem unë këtu të paktën.  Do jetë free, por është PPP.

Tuneli i Murrizit, që është pjesë e Rrugës së Arbrit do të hapet për drejtuesit e automjeteve ditën e verës, më 14 Mars. Tuneli i Murrizit me një gjatësi prej rreth 3,8 km, përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe i emergjencës. Tuneli do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.

Punimet në këtë tuneli, që është pjesë e Rrugës së Arbrit kanë patur ecuri të ngadaltë për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjes së dherave.

Lexo edhe :  Bankat shqiptare kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë

Ndërkohë, rruga e Arbrit me gjatësi rreth 74 km i ka kushtuar buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë dhe do të jetë një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

S,M

Të fundit

A do të largohen serbët nga policia e ushtria e Bosnjës nëse dënohet Dodiku?

Nuk ka asnjë paralajmërim se punonjësit e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës do të largohen nga vendet...

Nëse keni këtë grup gjaku, do plakeni më ngadalë se të tjerët

Ka shumë faktorë, natyrisht, që kanë qenë të lidhur me ritmet e plakjes së çdo organizmi , si trashëgues ashtu edhe mjedisor, por një...

Thyen rekordet/ Ky është filmi i ri më i shikuar në Netflix

Filmi i ri origjinal i Netflix-it, “La Dolce Villa”, është bërë komedia romantike më e shikuar në Netflix, duke arritur 19.8 milionë shikime në...

Modelja shqiptare sfidon rrjetin: Elegancë dhe guxim në një fustan gjysmë transparent

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me fotot e fundit ku shfaqet me një fustan gjysmë transparent prej dantelle të zezë. Pamja...

Konfirmimi i presidentit të UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe Serbia

Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte thjesht një rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet dhe kjo u konfirmua nga...

Lajme të tjera

Web TV