SHENIM/ Tani KLP duhet të mbrojë drejtësinë nga prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Audio e re e publikuar nga seanca paraprake gjyqësore ndaj Erion Veliaj, sjell të ulëriturat e prokurorit Olsi Dado duke ju drejtuar personit nën hetim, “gënjeshtar patologjik…patologjik… është shumë i pistë”…etj fyerje të rënda.
Një ditë më parë KLP i doli në mbrojtje prokurorit në fjalë me pretendimin se nuk dëgjohen mirë fyerjet e tij ndaj personit nën hetim.
Në të vërtet fakti që përpiqen të mohojnë fyerjet dhe gjuhën e prokurorit kur aty ka qenë dëshmitarë së paku një gjykatës dhe një prokuror tjetër tregon nivelin ordinerë të drejtësisë shqiptare, pasi aty ku njerëzit e drejtësisë janë dëshmitarë fizikë, nuk ka nevojë për prova shtesë, përveç rasteve kur ata i bashkohen gënjeshtrave si në këtë rast.
Por le ta lëmë atë debat dhe të shikojmë këtë audio dhe këtë gjuhë të prokurorit. Si mund të vahdoj ky proces gjyqësor me një prokuror që flet gjtihë urrejtje ndaj një personi nën hetim, me një fjalor rrugaçi ordiner, me të cilin mund të rrihesh me gurushta nëse të del në rrugë dhe përdor këtë gjuhë.
Si mund të justifikojnë institucionet e drejtësisë vazhdimin e këtij prokurori në këtë çështje, kur qëllim i jetës së tij është i dukshëm, dhe është vetëm se si të përdor detyrën e tij për të shkatërruar jetën e dikujt që e urren.
Në gjithë këtë fjalor, ka element të qartë jo vetëm për ta hequr nga kjo çëhstje, por për ta nxjerr nga sistemi i drejtësisë, për shkak të sjelljes së tij tërësisht antiprofesional, në sytë e një gjykatësi dhe prokurori tjetër e miratojnë.
KLP duhet të shprehet patjetër për këtë fakt të ri, meqë dje e prishi terezinë e vet dhe pas 200 sulmesh të Berishës ndaj SPAK, reagoi në një gjatësi vale me Berishën për të mbrojtur prokurorinë në fjalë.
Tani është koha të mbrojë drejtësinë nga prokurori, jo prokurorinë nga drejtësia. /K.K

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV