Nga ARTUR AJAZI
Qysh në fushatën e zotit Trump, kreu i Partisë Demokratike (i konvertuar në konservator) ka hequr paralele mes fatit të tij politik, dhe fatit të kreut të ri tëShtëpisë së Bardhë. Njeriu që ka mbajtur mbi 25 vjetteserën e PPSH, postin e sekretarit të organizatës së partisë në Fakultetin e Mjeksisë, dhe që i solli vendit kaq e kaq vuajtje pas 1992 kur mori pushtetin, barazon vehten me Turmp. Ka 3 muaj e ca, që ai dhe sejmenët e tij të painformuar totalisht, nuk po rreshtin së bëri propogandë idioteske, duke lidhur rastin e Trump me rastin e Berishës. Po çfarë e lidh Berishën me Trump ?Realisht asgjë. Trump vjen nga fusha e biznesit, nga ku ka shkëlqyer edhe si politikan. Trump vjen nga shkollimi dhe formimi si kapitalist në SHBA, në vendin ku idetë komuniste dhe ekstramisto-majtiste, nuk qasen gjëkundi për të konsumuar politikë. Trump rierdhi në postin e lartë të kreut të SHBA-së, pas njëbeteje dinjitoze me organet e drejtësisë amerikane. Trump është sot Presidenti i SHBA-ve, falë imazhit, virtyteve,këmbënguljes prej “gjermani” për të bërëepokë në botën e trazuar.Trump u rikthye për tëmposhtur rendin e vjetër dhe dinakërinë ruse. Trump, nuk ka qenë kurrë komunist dhe kurrë oborrtar iskutave të ndonjë pushteti. Trump, ka ardhur nëpolitikë, jo nga hiçi, por nga shkolla e madhe e lirisëdhe demokracisë amerikane. Atëhere, çfarë ka të njëjtëDonald Trump në SHBA , dhe Sali Berisha në Shqiperi? Asgjë tjetër, veç asaj ç’ka mendon dhe sajon gjithëditën, kreu i PD-së, që po kërkon ngritjen e vlerave tëtij, dhe barazimin me ato të zotit Trump. Sikur Trump, ta dijë se në Shqipëri, ka një politikan me emrin Sali, që gjithë ditën mburret dhe thotë se “unë ngjasoj me Trumpin”, besoj se do të reagojë shumë ashpër. Por besoj, ai nuk e ka akoma në “rrefene” Shqipërinë, pasika shumë e shumë plane dhe gjëra më të rëndësishmepër të mbyllur, dhe për të realizuar. Pa le pastaj, për tëbesuar budallallëkun që thonë belindët me shokë se “Trump do ti heqë non-grata Berishës”. Politika nëShqipëri, bëhet nga defiçentët dhe shpuranjakët, dhe as ka shanse të bëhet realiste për tu rikonfiguruar. Tëjesh ish-komunist, të kesh shkatërruar shtetin, të kesh zhvatur pasuritë e shqiptarëve, dhe të jesh nën ndjekjepenale nga organet e drejtësisë, dhe të thuash se “fatiim politik, ngjet me fatin politik të Donald Trump”, këtë vetëm një Sali Berishan mund ta mendojë dhethotë publikisht. Por besoj se 11 Maji, do ti fshijë tëgjitha hamendësitë mjegulluese që ai ka krijuarsadopak në politikën shqiptare. Në 11 Maj, Berisha humbet thellë zgjedhjet, dhe largohet edhe nga postikryetarit të PD-së. Alibia ? E ka gjetur qysh tani. Pretta shpallë para 11 Majit, për të justifikuar gjithçkamund ti ndodhë asaj partie pas humbjes katastrofale elektorale