Kryeministri Edi Rama ka hedhur një tjetër video në rrjet sociale ku satirizon Sali Berishën si ‘Bufin e Kënetës’.
Kësaj here montazhi i Berishës në figurën e bufit shoqërohej me audio nga mitingu i Berishës në Athinë. Berisha thotë: Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli.
Të dielën, Berisha ishte në Athinë për miting elektoral me diasporën e Greqisë. Por në prani të tij nga e djathta ishte dhe eurodeputeti i Nea Demokracia, Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash në zgjedhjet lokale 2023. Gjithashtu në miting ishte dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që mbajti dhe një fjalim. / S,M