10 tonë mandarina me pesticide, të kthyera nga Kroacia, përfunduan në tregun shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 tonë mandarinat me pesticide që u kthyen nga Kroacia pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim.

Konfirmimi vjen nga Prokuroria e rrethit Berat e cila ka ndaluar tre persona. Sipas Prokurorisë, Elton Tafa me profesion fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina, të cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin tonë ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur përsëri në treg duke mos e asgjësuar sipas procedures përkatese.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

“Seksioni për hetimin e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës parë të juridiksionit të përgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr.768 të vitit 2024, i regjistruar për veprat penale “ Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka bërë ndalimin e shtetasve:

1. Arben Aqif Dyli, i datëlindjes 02.06.1969
2. Elton Hekuran Tafa, i datëlindjes 21.06.1979
3. Elson Petrit Tahiraj, i datëlindjes 10.05.1995

Ndalimi i ktyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit)një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat më pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjinës ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur përsëri në treg duke mos e asgjesuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektpor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë të Juridiksionit të përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia./   S,M

Të fundit

Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në...

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Disa shenja të zodiakut mund të shohin që vështirësitë e tyre të përfundojnë këtë javë. Retrogradi i Venusit tek Dashi fillon më 1 Mars....

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV