40% e fuqisë punëtore ka emigruar, në Shqipëri ende paga të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për karrierë, pagë më të mirë dhe kushte më të mira jetese. Këto janë shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve, evidentuar në raportin Global të Migracionit për vitin 2024, hartuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit. Shqipërisë i kanë ikur kryesisht fuqi punëtore e kualifikuar por edhe me kualifikim të ulët, evidenton raporti.

“Rreth 40 për qind e fuqisë punëtore të Shqipërisë, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit dhe duke ushtruar presion mbi industritë lokale dhe ekonomitë që humbasin vazhdimisht punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët ashtu edhe në atë të lartë”, thuhet në raport.

Raporti i ka kushtuar rëndësi edhe emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke rrezikuar jetën në Kanalin Anglez në varka të vogla apo gomone. migrimi i shqiptarëve ka prodhuar pasoja negative në vend, pasi mungojnë punonjësit, cenohet produktiviteti i ekonomisë e nga ana tjetër skema e pensioneve po ‘vuan’ për kontribuues.

Vetë bizneset që janë dorështrënguar në paga, pasi rroga mesatare në sektorin privat në vend ka mbetur në më pak se 700 euro, po përpiqen që boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve ta mbushin me punonjës të huaj kryesisht nga vendet e treta.

Shifrat zyrtare tregojnë se në Shqipëri aktualisht janë 9 mijë të huaj të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Ata janë kryesisht nga shtete si Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali./   S.M

Të fundit

Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në...

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Disa shenja të zodiakut mund të shohin që vështirësitë e tyre të përfundojnë këtë javë. Retrogradi i Venusit tek Dashi fillon më 1 Mars....

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV