TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të dyshuar të tjerë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur” në prokurori.
Pedagogët dhe zyrtarët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Me urdhër të SPAK u arrestuan: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet, ndërsa Piro Zoga, për të cilin po ashtu ka masë sigurie “arrest me burg”, nuk është bërë ekzekutimi i masës për shkak se ndodhet jashtë vendit.
Sipas SPAK, hetimet u referuan nga policia e shtetit dhe nga hetimet janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së./k.k