Burgosja e Veliajt, Rama: Kush do t’i ndjekë punët në bashki, prokurori apo Noci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal edhe tek burgosja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai tha se arrestimi i kryebashkiakut Veliaj pa gjyq dhe se tashmë bashkia ka mbetur pa një drejtues, i cili është votuar nga populli.

‘Gjykata e Strasburgut nxori të paligjshëm arrestimin pa gjyq të ish-drejtorit të Radio Televizionit. Unë nuk e di fare. E as nuk kam për ta komentuar, edhe sikur ta di, nëse “është i fajshëm ose i pafajshëm, gjykata e ka nxjerrë të fajshëm”. Por ama, si e kanë nxjerr të fajshëm, si e ka nxjerr të pafajshëm gjykata, kjo është temë tjetër. Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Dhe mjafton të lexosh vendimin e Strasburgut për të kuptuar se sa shumë nga këto arrestime të paligjshme do t’i paguajë nesër taksapaguesi shqiptar në formën e dëmshpërblimit. Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je i fortë?

Për të treguar që je ti e s’ka tjetër këtu? Apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Dhe kjo, më shumë sesa për SPAK-un, është një këmbanë që bie për gjykatësit. Gjykatësit janë aty për të qenë të drejtë, të barabartë, të paanshëm, të pavarur, profesionistë e të tjerë, e të tjerë. Nuk janë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Prokurori ka punën e vet, gjykatësi ka një punë tjetër. I ke ngrit një akuzë si i dyshuar. Po ata 250 mijë njerëz që kanë votuar ca janë, ata apo janë kot po një kontratë me këtë milet që duhet ta zbatojë kur je i zgjedhur e kush duhet ti ndjek 1 mije e një punët prokurori apo Noci’,/K.K

Lexo edhe :  Kristi Pinderi: Berisha do të mbetet në histori si mbështetës i komunitetit LGBTQ

Të fundit

Papa, në gjendje të qëndrueshme/ Vatikani: Nuk ka pasur kriza të frymëmarrjes

Papa Françesku ka pasur një përmirësim të lehtë, tha Vatikani në përditësimin më të fundit për shëndetin e atit...

Arlinda Pogaj mohon akuzat për tenderin, kërkon ndalimin e lajmeve të rreme

Drejtoresha e Përgjithshme e Prokurimeve publike, Arlinda Pogaj mohon pretendimet e pavërteta të publikuara nga portalet, duke sqaruar se bashkëshorti i saj nuk ka...

Skandali i mandarinave me pesticide, Prokuroria: AKU s’kishte dijeni

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina me pesticide të ndaluara. Prokuroria e Beratit...

Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi

Dorian Matlija Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh… Dëgjova sot ligjërimin...

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola...

Lajme të tjera

Web TV