Deti me Greqinë, Berisha mbron paktin/ Juristi: E do Shqipërinë për ta shitur dhe rrjepur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrojti marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 me palën greke, të cilën e rrezoi me pas Gjykata Kushtetuese.

Berisha theksoi për një media greke se ajo ishte një marrëveshje e mirë që nuk duhej humbur. Për dështimin e arritjes se një marrëveshjeje ai bën përgjegjës Edi Ramën dhe shfajëson palën greke.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Sali Berisha ka për qëllim të destabilizojë vendin për të shpëtuar nga halli që ka me drejtësinë. Sipas tij, Berisha synon pushtetitn për ta rrjepur dhe për ta shitur vendin.

“Për mua ka dalë përfundimisht mbreti lakuriq, pas zgjedhjeve të 2013, një nga kartat që humbi zgjedhjet ishte kjo. Është tradhti e lartë ndaj atdheut. Ne kemi thënë se ky perSon do të bëjë destabilizimin e vendit për hallin që ka. Tani që luhet karta e jetës së tij, familjes së tij, premton se do zhbëjë SPAK.

Ky patriot i madh nuk e ka përmend fare Çamërinë. Duke u plakur dhe duke u nxi dhe duke u bërë një barrë për Shqipërinë. Këta e duan pushtetit për ta rrjepur dhe për ta shitur Shqipërinë. Berisha i tretë zotohet hapur se do marrë pushtetit për të shitur Shqipërinë dhe ne rrimë të qetë”, u shpreh ai.

Ai u ndal tek ardhja e Chris LaCivita, i cili është pajtuar nga Partia Demokratike si strateg i fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Sipas avokatit, LaCivita po përdoret nga kryetari i PD-së, ndërsa shtoi se Berisha do ketë probleme me ligjin në lidhje me financimin e strategut elektoral.

“Ky është një person [Chris LaCicita] që vjen e jep eksperiencë. E merr si person që është afër Trumpit dhe do ta përdori. Ne do shohim se kush e ka financuar. Muajin tjetër do jem në Amerikë dhe do vij me lajme të sakta për këtë.

Berisha vetëm me financimin e LaCivita do ketë probleme me ligjin. Transparenca dhe Berisha janë dy gjera në drejtim të kundërt, Berisha mundohet të fshehë një pisllëk me një tjetër”, tha juristi Kara./   S,M

Të fundit

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte Vdekja të Zezë?

Nëse nuk do të kishte Vdekja e Zezë (sëmundja që vrau një të tretën e popullsisë në Evropë vetëm në 18 muaj) , përtej përfitimeve të...

Do kandidojë në Primaret e PD-së? Stresi i bashkohet seriozisht opozitës

Se sa fort e do Sali Berishën, e ka shfaqur përherë! Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj tanimë ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV