Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë.

Efektivi i Policisë Rrugore që u përplas nga një makinë ka dëme të shumta dhe thyerje në trup si pasojë e përplasjes.

Në momentin e ngjarjes, dy efektivë të “Rrugores” ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e Kryeministrit Edi Rama.

Drejtuesi i makinës, Isniq Nokshiqi, 36 vjeç, me origjinë nga Tropoja, ka qenë i ndaluar, duke ofenduar dhe bërtitur.

Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëvizë makinën, por i riu u është kthyer me tone të ashpra edhe policëve, duke i ofenduar.

Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Menjëherë pas ngjarjes Nokshiqi u largua, por u lokalizua nga agjentët e Komisariatit nr. 4 dhe më pas u arrestua./   S.M

Të fundit

Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, 5 të vdekur 9 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Spanjës në një minierë qymyri. Sipas mediave të huaja kanë mbetur të plagosur ...

Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë “sherifi”

Nga Skënder Minxhozi Berisha e ndjen veten të tërhequr pa dashje në një subjekt i cili po imponohet me insistim nga Rama, duke anashkaluar debatin...

A e ka arritur truri i njeriut limitin e vet?

Çfarë është inteligjenca? Kjo duket si një pyetje direkte me një përgjigje direkte – fjalori anglez nga Oksford e përcakton si “kapaciteti për të...

Fruthi, apel për vaksinim/ Në 3 muaj preken 12 fëmijë, shumica të pavaksinuar

Në shumë vende të Europës shpërthimet e fruthit janë kthyer në  shqetësim për autoritetet shëndetësore.  As në Shqipëri nuk mungojnë rastet ndonëse jo në...

Kaprolli në Kodrat e Liqenit: Kopshti zoologjik sqaroni situatën dhe ofrojnë ndihmë

Pas publikimit të lajmit nga një portal mbi praninë e një kaprolli në kodrat e Liqenit, ju bëjmë me dije se ai nuk i...

Lajme të tjera

Web TV