Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn sërish seancën paraprake për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca paraprake në GJKKO ka përfunduar pa një vendim lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku në akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Sot përfundoi mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi i cili ndodhet në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Gjykata ka njoftuar se seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 6 mars.

Noterja Andia Pustina dhe përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit Homeplan do të paraqesin argumentet e tyre.

Në përfundim, gjyqtarja Flojera Davidhi do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

 

 

Pas përfundimit të seancës së sotme avokati Genc Gjokutaj theksoi edhe një herë kërkesën e unifikuar të mbrojtjes së të pandehurve për pushimin e çështjes.

“Të gjithë kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal. Nuk ka çështje. Të gjithë subjektet personat por dhe mbrojtësit jemi në një unison sepse është një çështje e tërë e stisur dhe ka një shkak të përbashkët, mungesën e faktit penal. E gjatë sepse është voluminoze. Nuk ka lëndë brenda, kemi kërkuar pushimin e çështjes. Pastaj do shikojmë si do veprojë gjykata. Në këtë çështje nuk ka alternativë. Në vizionin tonë, mungesa e faktit penal, nuk lë shteg për alternativë. Ata kanë kryer veprime voluminoze, kanë dalë dhe jashtë objektit. Nuk mund të bëjmë kërkesa të pakuptimta”, tha Gjokutaj./e.t

Të fundit

Çfarë po ndodh? 31 filma po “zhduken” nga Netflix

Nëse jeni një adhurues i filmave në Netflix, mund të jetë momenti i fundit për të parë disa nga...

VIDEO/ “Çmendet” roboti kinez, sulmon njerëzit

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez. Një...

Tragjedi në Sudan / Rrëzohet avioni ushtarak, 46 viktima

Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak mbi një shtëpi në rajonin Omdurman në...

SHBA do të shesë ‘viza të arta’me vlerë 5 milionë dollarë,nuk përjashtohen oligarkët rusë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon shitjen e lejeve të ‘arta’ të qëndrimit për pesë milionë dollarë, dhe se oligarkët rusë nuk...

Gjendet i pajetë një 70 vjeçar në Tiranë

Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç. Paraprakisht...

Lajme të tjera

Web TV