Fitorja e Gëllçit/ Rama: Ka filluar numërimi mbrapsht….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se 24 masat e sigurisë në Universitetin Bujqësor tronditën një universitet të tërë dhe familjet e tyre. Ai theksoi se ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg, referuar edhe fitores së një ditë më parë të Thoma Gëllçit në Strasburg.

“Ne nuk përcaktojmë prokuror dhe gjyqtar dhe nuk ofrojmë asnjë model negativ. Modelet negative janë aty kanë 5 vjet. Keni parë sesi drejtuesi i SPAK është kërcënuar, keni parë si prokurori kryesor është sulmuar kafshërisht. Nuk e di ku kanë qenë këta që po mbrojnë SPAK dhe drejtësinë nga ne. Nuk e di në cilin kapitull të historisë së Shqipërisë historianët Afrim Largim kanë parë ndonjë rast tjetër le të na e tregojnë. Këta thonë tani, thoshin gjithmonë e solli Amerika këtë, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re, Afrimi apo Largimi?

Vetëm PS, askush tjetër. Kur shpifin në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe drejtësisë bëjnë të njëjtin dëm që bëjnë edhe këto masat e sigurisë. Dje ka filluar një numërim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg për masat e sigurisë. Nuk është ndonjë shkencë se sa do të shkojë fatura për ata që do të mbahen në burg derisa të dalin nga gjyqi. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë racionale dhe nuk është komuniteti i torturës. Ne nuk duam të torturohen.

Më mirë 10 të pafajshëm jashtë se sa një në burg. Edhe të marrësh 24 masa sigurie dhe të trondisësh një universitet të tërë, prindër të tërë dhe ti japësh një shqelm një marrëveshje që unë si lypës kam shkuar te Universiteti i Vjenës për tju lutur hajdeni ta bëjmë një universitet në Shqipëri, që të kenë mundësi në 2030 që të studiojnë dhe të marrin një universitet të Vjenës. Sot e gjithë ditën ai zotëria punon si rektor dhe është vënë në dispozicion edhe pse doli në pension. Edhe në Kamëz do bëhet Universiteti i Vjenës”, tha ai./    S,M

Të fundit

Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në...

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Disa shenja të zodiakut mund të shohin që vështirësitë e tyre të përfundojnë këtë javë. Retrogradi i Venusit tek Dashi fillon më 1 Mars....

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV