Ja cila është lënda narkotike më e konsumuar në Shqipëri dhe vendet e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%.

Të dhënat janë njoftuar nga Agjencia Europiane e Drogës, e cila përshiu 4442 të anketuar, të moshës 18 vjeç e lart, që kanë përdorur drogë vitin e kaluar nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sipas studimit më pak se 3% e të anketuarve raportuan se kishin marrë trajtim për të ndaluar përdorimin e ndonjë substance narkotike.

Pjesëmarrësit në anketim nga Ballkani Perëndimor raportuan arsye të ngjashme me të rinjtë europianë për përdorimin e drogës, thuhet në studim.

Rreth 84% e të anketuarve që raportuan përdorimin e substancës narkotike “ekstazi” dhe mbi 50% që raportuan përdorimin e kokainës, amfetaminës dhe ketaminës, deklaruan se i kishin përdorur këto substanca “për argëtim”.

Mbi 65% e atyre që raportuan përdorimin e kanabisit deklaruan se e kishin përdorur “për të reduktuar stresin” ose “për t’u çlodhur”.

“Megjithëse shifrat ishin shumë të ulëta, thotë studimi, rreth gjysma e të anketuarve që raportuan përdorimin e heroinës në këtë rajon përmendën “varësinë” si arsyen kryesore”.

Shumica e substancave të përfshira në sondazh si kanabisi, amfetamina, metamfetamina, heroina, ketamina u raportuan nga të anketuarit se përdoreshin në shtëpi.

Shumica e pjesëmarrësve të anketës në Ballkanin Perëndimor që raportuan se përdornin substancë narkotike “ekstazi” thanë se bënë këtë në festivale muzikore (81%), ndërsa kokaina përdorej kryesisht në bare ose klube (71%).

Anketa u zhvillua në 30 gjuhë midis majit dhe korrikut të vitit 2024 dhe përfshiu sipas Agjencisë mbi 66000 evropianë nga 31 vende që iu përgjigjën pyetjeve përmes internetit.

Lexo edhe :  Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Më shumë se 100 partnerë morën duke përfshirë universitetet dhe organizatat e shoqërisë civile. Partnerët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në anketim për herë të dytë, përmes projektit “IPA8 “ të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Anketimi në internet sipas Agjencisë Europiane të Drogës synon të përmirësojë të kuptuarit e modeleve të përdorimit të drogës në Europë dhe të ndihmojë për politikat dhe ndërhyrjet e ardhshme./VOA  /    S.M

Të fundit

Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në...

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Disa shenja të zodiakut mund të shohin që vështirësitë e tyre të përfundojnë këtë javë. Retrogradi i Venusit tek Dashi fillon më 1 Mars....

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV