KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri.

KPK kishte vendosur më 20 tetor 2021 shkarkimin e Bejlerit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive dhe mugesë burimesh financiare për justifikimin e tyre.

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit u mor sot me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 460, datë 20.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve./e.t

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV