Mbi 80 mijë shqiptarë në Greqi kërkojnë të votojnë më 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 80 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më 24 shkurt.

Diaspora shqiptare në Greqi përbën 28% të aplikimeve për votim nga jashtë vendit, nga një total prej 227 mijë kërkesash të regjistruara deri më tani. Numri më i madh i aplikimeve vjen nga Italia, ku mbi 111 mijë shqiptarë kanë kërkuar të votojnë.  Nga të dhënat e KQZ-së, 50 mijë shqiptarë në Greqi janë miratuar si votues, ndërsa 13 mijë kërkesa janë refuzuar për mungesë dokumentacioni.

Sipas Ministrisë Greke të Emigracionit, në janar 2024 rezultonin 277 mijë shqiptarë me lejeqëndrim të rregullt, duke përbërë 55.9% të të huajve në Greqi. Pavarësisht interesit të lartë, ritmi i regjistrimit mbetet ende i ulët. Afati për aplikim mbyllet më 4 mars, ndërsa partitë politike kanë shtuar përpjekjet për të nxitur emigrantët të regjistrohen dhe të marrin pjesë në votime.

Për të lehtësuar këtë proces, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa shtesë, duke ofruar shërbime të lëvizshme për pajisjen me dokumente identiteti në disa ishuj grekë.  Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, në studimin “Diaspora në shifra 2020”, jashtë vendit jetojnë 1.68 milionë shqiptarë, që përbëjnë 37% të popullsisë.

Të dhëna jozyrtare sugjerojnë se ky numër ka arritur në 1.75 milionë në janar 2025. Ndërkohë, deri më 24 shkurt, sipas KQZ-së, 181,371 shqiptarëve u është miratuar kërkesa për votim, ndërsa 39,282 kërkesa janë refuzuar.

Qarqet me numrin më të madh të votuesve nga jashtë janë Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça dhe Vlora. Në javët e mbetura, pritet që numri i aplikimeve të rritet, ndërsa emigrantët shqiptarë kanë vetëm disa ditë kohë për të përfunduar regjistrimin e tyre.

Të fundit

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e...

Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte Vdekja të Zezë?

Nëse nuk do të kishte Vdekja e Zezë (sëmundja që vrau një të tretën e popullsisë në Evropë vetëm në 18 muaj) , përtej përfitimeve të...

Do kandidojë në Primaret e PD-së? Stresi i bashkohet seriozisht opozitës

Se sa fort e do Sali Berishën, e ka shfaqur përherë! Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj tanimë ka bërë...

SPAK, opozita e re? Mina me sahat që rrezikon reformën në drejtësi!

Nga Ylli Pata Kur grupi i Pool Mani Pulite të Milanos nisi në vitin 1992 operacionin e famshëm antikorrupsion në Itali, njeriu bazë i kësaj...

Nga rrënojat në vendpushimet luksoze, Trump zbulon vizionin për Gazën nëpërmjet AI

Resorte luksoze dhe makina, statuja të arta, dollarë që bien nga qielli, kazino, njerëz që kërcejnë. Kjo është gjithçka që shihet në një video...

Lajme të tjera

Web TV