Papa Françesku ka pasur një përmirësim të lehtë, tha Vatikani në përditësimin më të fundit për shëndetin e atit të shenjtë.
Problemet me veshkat që u shfaqën pak ditë më parë tashmë janë vënën nën kontroll.
Por pavarësisht përmirësimit, prognoza mbetet e rezervuar.
Ai theksoi, megjithatë, se, “megjithëse ka një përmirësim të lehtë, prognoza mbetet e rezervuar”.
Papa ndodhet në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti dhe po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik
Një skaner i mushkërisë i bërë mbrëmjen e së martës tregoi avancim normal të, por analizat e gjakut kanë konfirmuar një përmirësim.
Papa 88 vjeçar po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës që prej 14 shkurtit, teksa mjekët kanë konfirmuar se ai vuan nga pneumonia në të dyja mushkëritë.
Ati i shenjtë nuk ka pasur kriza të reja të frymëmarrjes dhe parametrat e gjakut i ka pasur të qëndrueshëm.
Ati I shenjtë është përballur vazhdimisht me sëmundje që lidhen me rrugët e frymëmarrjes , pasi mjekët i kanë hequr një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë në moshë 21 vjeçare për shkak të pneumonisë.
Miliona njerëz në mbarë botën kanë qenë të shqetësuar për shëndetin gjithnjë e më të dobët të Papës. Ne atdheun e tij Argjentine dhe ne vende te tjera, besimtaret kane mbajtur lutje per Atin e Shenjte./k.k