Presionet e jashtme për rritjen e çmimeve përsëri në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni i brendshëm në ekonominë shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të kaluar, ndërsa ai i importuar erdhi në rritje.

Informacioni i zbërthyer mbi strukturën e inflacionit, sipas Bankës së Shqipërisë, tregon se tremujori i fundit ka sjellë një ndryshim të kontributit të ekonomisë së brendshme dhe asaj të jashtme në inflacion.

Nëse për nëntë muajt e parë të vitit inflacioni i jashtëm kishte qenë në rënie, në tremujorin e fundit ndodhi e kundërta dhe presionet për rritjen e çmimeve nga jashtë u rritën, ndërkohë që ato të brendshme erdhën në rënie.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni i brendshëm regjistroi një mesatare prej 1.8% në tremujorin e fundit, duke shënuar një ngadalësim prej 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me periudhën e mëparshme. Megjithatë, ai vazhdoi të jetpte kontributin kryesor në formimin e inflacionit në ekonomi, me rreth 70% të inflacionit total.

Nga ana tjetër, inflacioni i importuar u zgjerua nga në 3.1% në tremujorin e fundit të vitit 2024, nga 1.7% që kishte qenë një tremujor më parë. Rritja e tij ka pasqyruar ecurinë e çmimeve të naftës e të disa ushqimeve të përpunuara, si dhe stabilizimin e kursit të këmbimit. Kjo ka sjellë zgjerimin e kontributeve të inflacionit të importuar, megjithëse ky tregues mbetet ende pranë niveleve më të ulëta historike.

Nga ana tjetër, presionet e brendshme ishin relativisht të qëndrueshme. Profili mbizotërues në inflacionin total nga komponentët më afatgjatë të tij, është ndihmuar kryesisht nga qëndrueshmëria e inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave industriale.

Si rezultat, Banka e Shqipërisë vëren se trajektoret e matjeve të inflacionit bazë kanë mbetur pranë mesatareve të dekadës së fundit, ndërsa ajo e inflacionit të brendshëm qëndron lehtësisht nën mesataren përkatëse.

Inflacioni në tremujorin e katërt mbeti thuajse i pandryshuar nga ai i një tremujori më parë, në nivelin 2%, i ndikuar kryesisht nga vlerat e qëndrueshme të inflacionit bazë.

Lexo edhe :  Prerjet 20 dhe 50 euro më të falsifikuarat, BQE: Si të dalloni kartmonedhat

Inflacioni bazë arriti mesatarisht në 2.3% gjatë tremujorit të fundit, një vlerë e përafërt kjo me tremujorin e mëparshëm dhe më e lartë se inflacioni total. Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Nga ana tjetër, inflacioni jobazë rezultoi rreth 1.3%, normë kjo e përafërt me atë të një tremujori më parë. Matjet tregojnë se inflacioni bazë kontribuoi 80% në formimin e inflacionit në këtë periudhë.

Për të gjithë vitin 2024, inflacioni mesatar në Shqipëri rezultoi 2.2%, në rënie të ndjeshme nga niveli 4.8% i vitit 2023./ Monitor  /    S,M

Të fundit

Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në...

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Disa shenja të zodiakut mund të shohin që vështirësitë e tyre të përfundojnë këtë javë. Retrogradi i Venusit tek Dashi fillon më 1 Mars....

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV