Pas dëgjesës me rektorin e Universitetit Bujqësor, kryeministri Ram iu përgjigjet kritikëve duke thënë se PS s’ka asnjë strategji elektorale për të penguar hetimet, por po kërkojnë një drejtësi me standarde europiane.
Shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi, kjo parti, kjo shumicë qeverisë, jemi të vetmit garantë të reformës në drejtësi, të institucioneve të reja të drejtësisë. Kur kam bërë me dije këtë dëgjese me rektorin, ka pasur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që i kam këtu me vete. Njëri është një reagim nga Afrim Krasniqi. I cili akuzon për shkelje Kushtetuese dhe ligjore.
Përgjigje për të gjithë ata që kërkojnë pa pushim vetëm represion, ndërkohë që ajo që ne kërkojmë dhe luftojmë është një drejtësi e pavarur dhe evropiane. Nuk e di ku e gjejnë që flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet e drejtësisë, një strategji që tashmë njihet, paraqet zoti Afrim një fakt si fantazi t
Nuk është strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. Rektori nuk u ftua për të ngritur flamurin e pafajësisë, për 24 persona që janë marrë në masë sigurie pa gjyq. Po mos të ishte kjo parti zoti afrim dhe zoti largim s’do shihnin kurrë hetime VIP në Shqipëri. Po të mos ishte kjo parti, kjo shumicë qeverisë, Zoti afrim zoti ‘Largim’, s’do shihnin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen të gjitha eksperimentet e sallës së operacionit kundër korrupsionit./ S,M