Rama: SPAK-u e trajtoi “Bujqësorin” si fshatin e Corleones, Strasburgu do i rrëzojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24 masat e sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor kërkuar nga SPAK-u dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme kanë tronditur kryeministrin Edi Rama, i cili sot pranoi që të dëgjonte rektorin dhe më tej vetë tha se shumë prej këtyre masave do të rrëzohen nga Strasburgu sikur ndodhi sipas tij me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

“Dje ka nisur një fillim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg dhe shumë masa sigurie mund të rrëzohen në Strasburg. Këto kanë kosto tepër të madhe. Ne nuk mund të themi se le të torturohen dhe njerëz të pafajshëm. Kjo nuk ka kuptim.

Si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në Universitet dhe merr 24 masa sigurie për paraburgim, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje a thua se u fut në fshatin e Corleones, këto 24-34-44 u bën Prokuroria Antimafia në Itali, por në një Universitet? Kur e pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, tha për nën 300 mln të vjetra, pastaj pashë që është edhe më shumë.

Dy vite ka ai që ka lënë celularin në SPAK nuk ia kthejnë, nuk është fare person nën hetim, I ka dhënë letrën për tu bërë rektor, mund të dalë në edhe ai fajtor në fund, problemi është se nuk mund të nisemi nga ideja se çdo person është i fajshëm dhe duhet të provojë pafajësinë e vet” tha ai./   S,M

Të fundit

Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në...

Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Disa shenja të zodiakut mund të shohin që vështirësitë e tyre të përfundojnë këtë javë. Retrogradi i Venusit tek Dashi fillon më 1 Mars....

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

Nga Frrok Çupi Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e...

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë opozitës, me qëndrime të dyzuara...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV