Rama të dielën në Athinë fton shqiptarët në panairin e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën (2 mars) drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panairin e punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, që do të zhvillohet në Athinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton bashkatdhetarët tanë në Greqi që të marrin pjesë në panair.

“Mirëmbrëma andej nga Athina! Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh”, shkruan Rama.

“Καλώς να βρεθούμε (mirë e kam shkruar?)”, shkruan më tej kryeministri, që në shqip përkthehet “Mirësevini të na takoni”.

Mesazhi u drejtohet të gjithë bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që t’i bashkohen këtij panari për t’u njohur me punëdhënësit, pagat, programet e aftësimit dhe sektorët pararojë, për punësim e rikthim në Shqipëri.

Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës./    S,M

Të fundit

Opozitë qesharake

Nga ARTUR AJAZI Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me AltinDumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderittë...

Nga koshat te korrupsioni: Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?

Problemi i menaxhimit të mbetjeve, vazhdon të jetë një shqetësim serioz në shumë qytete të Shqipërisë, si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së...

Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte Vdekja të Zezë?

Nëse nuk do të kishte Vdekja e Zezë (sëmundja që vrau një të tretën e popullsisë në Evropë vetëm në 18 muaj) , përtej përfitimeve të...

Do kandidojë në Primaret e PD-së? Stresi i bashkohet seriozisht opozitës

Se sa fort e do Sali Berishën, e ka shfaqur përherë! Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj tanimë ka bërë...

SPAK, opozita e re? Mina me sahat që rrezikon reformën në drejtësi!

Nga Ylli Pata Kur grupi i Pool Mani Pulite të Milanos nisi në vitin 1992 operacionin e famshëm antikorrupsion në Itali, njeriu bazë i kësaj...

Lajme të tjera

Web TV