Ristani përgënjeshtron Berishën: Lajmi për zhdukjen e dosjeve dashakeq dhe i pavërtetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot kryetarin e PD, Sali Berisha, lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë së Tiranës po djeg dosje.

Ristani tha se lajmi i shpërndarë me dashakeqësi nuk është vërtetë. Mandej ajo shtoi se, “ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime, as nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime, për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet.”

Pas denoncimit ditën e djeshme nga PD dhe Berisha, Report Tv zbuloi se kutitë me dokumente shkonin në zyrën e Arkivës në administrim të Bashkisë, pranë zonës së Kombinatit. Report Tv solli dhe pamje nga zyra e arkivës, ku ishin dhjetëra rafte me kuti dokumentesh të njëjta me ato që transportoheshin ditën e djeshme nga bashkia Tiranë dhe që u denoncua nga PD dhe Berisha.

Reagimi i plotë si më poshtë i Anuela Ristanit: 

Përshëndetje të gjithëve!

Lajmi i shpërndarë me dashakeqësi ditën e djeshme se Bashkia e Tiranës po zhduk prova dshe dokumente, është i pavërtetë. Ne në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga asgjë, nga askush, që na akuzon pa prova, pa fakte, pa arsye tjetër përveç interesave politike. Që nga këndi i lodrave tek liqeni ku u akuzuam se do te ndertonim kulla midis të tjerash, deri te zhvendosja e Shkollës Sami Frasheri që na la të gjithëve gojëhapur, kemi parë dhe kemi dëgjuar lloj lloj çudirash, aq shumë dhe aq shpesh sa pergjigja ka qenë vetëm një: Vijojmë punën! 

Por asnjëherë, në asnjë rast, nuk harrojmë se i detyrohemi qytetarëve, sqarimet përkatëse kur nivelet e shpifjes dhe të lajmeve tronditëse dhe krejtesisht të rreme përhapen nga kanale mediatike dhe arrijnë nivele të tilla përndotjeje. 

Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg dhe zhduk kamionë me dokumenta në mes te ditës në sytë e një zonje që është punësuar nga Partia Demokratike për t’u stacionuar në trotuarin përpara bashkisë dhe në praninë  e TV Syrit të po së njëjtës Parti. 

Natyrisht që kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni as satira, por nuk mungon as trishtimi dhe ky i fundit është për ata qytetarë që nuk e kanë kusur për t’u helmuar me trillime, të ndryshëm nga ata që shpifja dhe gënjeshtra i ushqen përditë, por nuk i ngop kurre. Për të dy kategoritë na vjen thellësisht keq.

Por për cdo rast, Bashkia e Tiranës siguron opinionin publik me përgjegjësi të plotë se çdo shkresë e jetës institucionale të saj, ruhet me rigorozitetin më të madh në arkivën tonë, i cili në përmbushje të ligjeve përkatëse  është i  vendosur në një objekt jashtë godinës qendrore dhe plotëson kushtet e ruajtjes dhe sigurimit sipas një protokolli të mirëpërcaktuar. 

Në përgjigje të kërcënimeve për denoncimin e radhës për këtë krim të ri imagjinar, ne u themi të gjithë kundërshtarëve dhe përndjekësve politikë e mediatikë të Bashkisë së Tiranës se jeni mëse të mirëseardhur për t’u bërë qesharakë. E të tilla probleme imagjinare paçim, pasi në një qytet me 1 milionë banorë, e më shumë miliona vizitorë, problemet me të cilat përballemi çdo ditë dhe hallet për t’u zgjidhur nuk janë aspak qesharake dhe ne i marrim me të gjithë seriozitetin e mundshëm.  

Ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime, as nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime, për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet.

Faleminderit!

Të fundit

“Thuaji që do t’i shuaj familjen!”/ Terrori i “Ben Qimes” ndaj Vladimir Cjapit

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i...

Arrestimet te “Bujqësori” / Lihen në fuqi masat për 19 personat e dyshuar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të dyshuar të tjerë nga “arrest...

Mbi 21 tonë mandarina me kimikate/ Produkti u ble nga fermerët në Berat dhe Sarandë

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina të kontaminuara me pesticide të...

Donald Trump: Ukraina ta harrojë anëtarësimin në NATO

Ukraina mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkohë, sipas presidentit Trump, lideri i Kremlinit duhet t’i bëjë lëshime Ukrainës. “Putin...

Berisha: Shumë shqiptarë guximtarë, flijuan veten apo rininë për fjalën e lirë!

Në takimin e zhvilluar me ish-të përndjekur politikë dhe familjarë të tyre, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është vendi i...

Lajme të tjera

Web TV