Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, burg për dy tutoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Sarandës vendosi masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara nga policia pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetime për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre.

Seanca vijoi për rreth 3 orë.

Në përfundim të seancës avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi na thanë:

-U vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest në burg”, për shkak se kjo është një çështje se ka komplikime dhe ka dhe viktima të mitura nuk mund të japim dot më asnjë detaj për çështjen. Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë, u shpreh avokat Armand Çaushi

-Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientët, por gjykata vendosi si masë “Arrest në burg”. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit, u shpreh avokati tjetër Brigels Dervishi./K.K

Të fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga...

“Thuaji që do t’i shuaj familjen!”/ Terrori i “Ben Qimes” ndaj Vladimir Cjapit

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben...

Arrestimet te “Bujqësori” / Lihen në fuqi masat për 19 personat e dyshuar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të dyshuar të tjerë nga “arrest...

Mbi 21 tonë mandarina me kimikate/ Produkti u ble nga fermerët në Berat dhe Sarandë

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina të kontaminuara me pesticide të...

Donald Trump: Ukraina ta harrojë anëtarësimin në NATO

Ukraina mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkohë, sipas presidentit Trump, lideri i Kremlinit duhet t’i bëjë lëshime Ukrainës. “Putin...

Lajme të tjera

Web TV