Në të ardhmen, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vendosë vetë se cilat media do të lejohen të raportojnë rregullisht nga afër për Presidentin Donald Trump.
Administrata Trump po braktis kështu një traditë dekadash të organizatave të lajmeve të zgjedhura në mënyrë të pavarur që shoqërojnë Presidentin në udhëtimet e tij. “Në vazhdim, grupi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë do të përcaktohet nga ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë“, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
Grupi përbëhet nga një përzgjedhje e gazetarëve, të cilët marrin pjesë në emër të të gjithë gazetarëve të akredituar, për shembull në ngjarje ku hapësira është e kufizuar dhe ua transmeton informacionet të gjithëve si pjesë e një procedure të standardizuar. Përbërja e këtij grupi më parë ishte rregulluar nga një procedurë qarkore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA).
Leavitt tha se ndryshimet do të ndërronim me rotacion organizatat tradicionale të lajmeve dhe gjithashtu do të merrnin parasysh shërbimet “streaming”. Kjo është sipas saj një modernizim i grupit të shtypit. Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të kenë qasje në grup më shumë media se më parë, tha Leavitt.
Kjo vlen, ndër të tjera, për radiot dhe televizionet lokale që janë “afër popullit”. Shumë nga transmetuesit lokalë i përkasin grupit mediatik Sinclair, i cili konsiderohet populist i krahut të djathtë dhe njihet se u jep gazetarëve të tij udhëzime të centralizuara si të raportojnë./K.K