Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez.
Një video e bërë virale tregon robotin duke u afruar te një grup njerëzish pas një barriere në Festën e Pranverës në Tianjin, në veriperëndim të Kinës.
Lëvizjet e papritura të robotit detyruan sigurimin e festivalit ta tërheqë nga turma për të parandaluar ndonjë rrezik. Organizatorët e ngjarjes e quajtën këtë incident një “dështim të thjeshtë të robotit”, duke shtuar se ky robot kishte kaluar testet e sigurisë dhe do të merren masa shtesë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen, shkruan A2 CNN.
Në dhjetor të vitit të kaluar, një inxhinier i Tesla-s u sulmua nga një robot në fabrikën e Giga Texas, duke lënë të lënduar rëndë punonjësin. Po ashtu, në nëntor, një punonjës në Kore të Jugut u vra nga një robot që nuk arriti të dallonte njeriun nga një kuti, duke e shtypur atë./e.t