Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënder Minxhozi

Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit është krijuar një paralelizëm banal. Ja që puna ka ardhur që t’i drejtohemi edhe figurave letrare provokuese e cinike, me qëllim që të duket edhe më i qartë absurdi që vijon të rrethojë prej 14 vitesh zbardhjen e vrasjeve më tronditëse me sfond politik të të gjithë tranzicionit shqiptar.

Një dosje e re e bujshme hetimi ka zënë ekranet e mediave dhe rrjetin social. Akuza për abuzime me fondet në Universitetin Bujqësor kanë çuar në arrestime dhe masa të tjera shtrënguese për stafin më të lartë të institucionit. Siç është në “traditën” më të shëmtuar të dekonspirimit të gjithçkaje që ligji e konsideron sekret hetimor, ekranet kanë nisur të zbardhin korrupsionin e stafeve teknike apo edhe pedagogëve të përfshirë në një aferë të shëmtuar fryrjeje tarifash e trukesh të tjera abuzive.

Lista e gjatë e inventareve të fryra në disa tendera ka nxjerrë në pah blerje me çmime joreale të gjithfarë objekteve. Ndër to një shtrydhëse frutash që figuron e blerë rreth 600 euro, ka bërë tashmë xhiron e mediave. Është gjetur simboli perfekt i vjedhjes dhe abuzimit. Shumë e drejtë dhe krejt logjike. Një shtrydhëse s’mund të kushtojë sa një frigorifer dhe ai apo ata që e kanë fryrë artificialisht çmimin duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin.

Megjithatë në rastin e këtyre hetimeve mbi tendera me enë guzhine brenda apo edhe hetimeve të tjera që flasin për diploma shkolle të falsifikuara apo hedhje në gjyq pse ke shkarkuar një drejtor ujësjellësi – pra në të gjitha këto raste, seç të krijohet një ndjesi e keqe teksa e vështron punën e drejtësisë së re si një proces që duhej të sillte shpresë mbi të gjitha. Të merrej me drama e tragjedi, e jo me enë guzhine. Të merret me vrasjet, para se të merret me vjedhje dollapësh.

Lexo edhe :  Debati mes pushtetit dhe drejtësisë, si një shenjë e shëndetit të demokracisë

Sepse pastaj na shkon natyrshëm mendja dhe gjuha tek ai paralelizmi i kreut të shkrimit, mes një shtrydhëseje frutash në Kamëz dhe katër shqiptarëve të mirë që prej 14 vitesh presin në heshtje drejtësi nga bota tjetër.

Aleksi, Ziveri, Hekurani e Faiku, të katër dëshmorë të Atdheut “me letra” e jo me retorikë studiosh televizive, nuk e meritojnë këtë heshtje nga drejtësia e pas vitit 2016. Në vitin e gjashtë të aktivitetit të SPAK është skandaloze që gjendet edhe çmimi i trukuar i një shtrydhëseje frutash në një cep dollapi e guzhine në një universitet në periferi të Tiranës, e jo autorët e vrasjeve në mes të bulevardit, në sytë e gjithë opinionit publik dhe të dhjetra gazetarëve, kamerave e dëshmitarëve okularë.

Është skandaloze sesi drejtësia e sotme “e posaçme” e ka normalizuar heshtjen dhe indiferencën mbi këtë tragjedi të ndodhur në këmbët e qeverisë shqiptare, por ama nuk harron të merret me diplomat fallco, shtrydhëset e frutave dhe drejtorë ujësjellësash të shkarkuar. Tashmë u mbushën vite që kjo drejtësi s’ka më asnjë alibi për mosveprimin e saj, pikërisht në çeshtjet më të nxehta si Gërdeci e 21 janari. Aq sa të krijohet idea se Spak i konsideron këto dy dosje si dy tabu të cilat i ka lënë mënjanë e s’do as t’i prekë e as t’i zgjidhë. Jo rastësisht e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës, prej nga e mori vetëm me urdhër të Gjykatës së Lartë!

21 janari dhe Gërdeci janë prova e zjarrit e drejtësisë së re. Pa zgjidhur ato është e pamundur të pranohet se SPAK, GJKKO e hallkat e tjera të kësaj drejtësie janë rritur dhe meritojnë respektin e shqiptarëve. Sepse kur shteti vret e nuk dënohet, demokracia mbetet e mangët dhe drejtësia iluzive. Aleksi e të tjerët vazhdojnë të presin. Mbaroni me shtrydhëset e frutave dhe ktheni sytë edhe nga ata./E.T

Të fundit

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Lajme të tjera

Web TV