365 milionë euro për 17 km rrugë, shtyhet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi shtyrjen për herë të dytë të tenderit për dhënien me koncesion për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre.

Tenderi për kompanitë e interesuara u hap në 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte 17 shkurti. Por, dy javë më parë, ministria e Infrastrukturës, në cilësinë e autoritetit kontraktor, vendosi ta shtyjë tenderin në datën 27 shkurt.

Por edhe ky afat nuk u arrit dhe data e zhvillimit të tenderit u shty sërish, këtë herë për në 10 mars.

Sipas dokumenteve të tenderit vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet.

 

 

Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht.

Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km, ndërsa do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi dhe korsi të emergjencës, bankinë, tunel me dy tuba, si dhe vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin. Po ashtu koncesionari do të duhet të ndërtojë rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse dhe rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C”, në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor.

Rruga fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjerë rrugorë Milot-Thumanë – Kashar – Lekaj – Rruga e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Ky aks është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE – së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe :  Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të makinave u rrit me 7% për janarin

Ai do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë e Veriut me Ballkanin në Evropën Juglindore, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit të Mesdheut është rreth 1550 km, ndërsa 20% e tij apo 318 km shtrihen në territorin shqiptar./

 

Të fundit

Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin për efektet anësore

Në Dhjetor të vitit të kaluar në vendin tonë u sekuestruan mbi 2 ton mandarina, pasi kishin përmbajtje të...

Anulohet konferenca për shtyp Trump-Zelensky/Shkak tensionet gjatë takimit në Zyrën Ovale

Presidenti Donald Trump ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pas debatit me tone të larta me styre...

Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr...

Berisha ndan “tortën” e mandateve/ Sefa: Meta kërkon 4 mandate, Saliu po i kthen borxhin

Një ditë para primareve të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë “tortën” e mandateve të sigurta me aleatët. 4 mandate i fali Partisë së Lirisë,...

Trump ironizon veshjen e Zelenksyt: Qenke veshur formalisht sot…!Ja reagimi i presidentit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit me batuta ironike nga presidenti Donald Trump. Sapo i shtrëngoi dorën Zelenskyn Trump tha: “Qenke veshur formalisht sot”,...

Lajme të tjera

Web TV