A i qëndron idesë për të shkrirë SPAK? Berisha: Nuk bie dakord me një prokurori politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11 majit do të shkrijë SPAK-un.

Ai ka deklaruar se zbatimi i ligjit mbetet një objektiv i pandryshueshëm për PD-në, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të ketë drejtësi të pavarur për shkak të ndërhyrjeve politike të kryeministrit Edi Rama dhe të departamentit të shkruar amerikan.

Ai ka kujtuar se kanë qenë dy zyrtarë të SHBA, Gabriel Escobar dhe Yuri Kim që kanë kërkuar burgosjen e tij, duke theksuar se ai nuk do të pajtohet kurrë me një prokurori politike, pasi kjo do të nënkuptonte pranimin e diktaturës.

Sipas Berishës, rruga drejt ndryshimit është një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë.

Sali Berisha: Për PD zbatimi i ligjit është objektiv i pandryshueshëm. Shqipëria s’ka e s’mund të ketë drejtësi politike falë ndërhyrjeve politike të Ramës dhe departamentit të shkuar SHBA.
Escobar dhe Yuri Kim kanë kërkuar publikisht persekutimin dhe burgosjen time. A pajtohem unë me një prokurori politike? Kurrë! Sepse kjo do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Rruga është një reformim./   S,M

Të fundit

Studimi: Rëndësia e rekrutimit të studentëve ndërkombëtarë për arsimin e lartë shqiptar

Institucionet shqiptare të arsimit të lartë kanë nevojë për studentë ndërkombëtarë për të përmirësuar cilësinë akademike dhe për qëndrueshmëri...

Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona

Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal tek reforma në drejtësi për të cilën...

Senatori Italian kritikon arrestimin e Veliajt: Çfarë ndodh nëse del i pafajshëm?

Senatori italian, Roberto Berardi thotë se për kryetarin e bashkisë së Tiranës duhet të ketë një gjykim të drejtë ndërsa masën e arrestit e...

“Të shfrytëzojmë momentin”,Rama me strukturat e PS: Rruga drejt BE, misioni ynë patriotik

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ai theksoi se Shqipëria...

Ku do të ketë votim elektronik në Tiranë?/ Zbardhet kërkesa e PD në KQZ, ja çfarë pritet

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ propozon që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhet vetëm në njësinë 10 në...

Lajme të tjera

Web TV