A kishte dijeni për shpenzimet e bashkëshortes së tij? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej disa ditësh ndodhet në qeli pas vendimit të GJKKO, ka dhënë një intervistë me shkrim këtë të enjte për emisionin “Top Story” me Grida Dumën.
Ai ka folur në lidhje me akuzat ndaj bashkëshortes së tij, dhe shifrave që sipas dosjes rezultojnë të jenë shpenzuar prej Ajola Xoxës.

Pyetjes nëse ka pasur apo jo dijeni për shpenzimet e bashkëshortes tënde Ajola Xoxa? A e ke ditur që janë shpenzime personale apo të bizneseve të saj? A ke pasur dijeni për shifrat e këtyre shpenzimeve, Erion Veliaj iu përgjigj:

“Bashkëshortja ime vjen nga një familje e nderuar, e pasur dhe me 17 vjet karrierë në studio e biznes privat. Ka shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë të reja në rreth një dekadë.

Të mbledhësh gjithë bilancet vjetore të 7-8 enteve që merren me teatro, skenografi, videoklipe, opereta, mjuzikalë, sfilata mode, photo shooting, dhe garderobat skenike në 17 vite t’i trajtosh si personale në një ditë, është ligësi e misogjeni. Janë të gjitha të deklaruara nga secili ent, me taksa, dogana e tvsh në rreth dy dekada.

Pra, nuk kemi asgjë në një veting 20 vjeçar, të vetmin në Republikë, për të shoqin Erion Veliaj, dhe tani do i qepemi gruas, lodrave të djalit, makinës së vjehrrit të vdekur, vëllait, nënës – kujtdo, vetëm ta heqim nga fushata këtë që na mundi thellë në 2015, 2017, 2019, 2021, 2023 dhe (sapo të dal nga këtu) edhe në 2025, në një Tiranë më të pastër, më të bukur, më të vlerësuar ndërkombëtarisht, me 45 shkolla ultra moderne, plus 110 kopshte e çerdhe, Teatër të ri, Shesh të ri, Park të ri, Bulevard të ri, Unazë të re, Kala të re, Kopësht të ri Zoologjik, që Saliu-Luli-Olsi as kishin ide e kurajo t’i bënin!”/    S,M

Të fundit

10 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por...

Dy italianë që na kujtojnë Toger Babën

Nga Frrok Çupi Të dy italianët i përkasin kohëve moderne; madje koha më moderne, domethënë ditës dje, e enjte, 27 shkurt. Të dy, politikanë senatorë,...

Zgjedhjet/ Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës, sot në mëngjes. Burime të Report TV konfirmuan se ish-numri dy i qeverisë ishte refuzuar...

Efektet negative që solli rënia e euros

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal...

Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në muajin Mars

Dashi Me Venusin në retrogradë dhe Mërkurin në shenjën tuaj nga data 3 e muajit, e cila gjithashtu do ta ndjekë, dikush do të thoshte...

Lajme të tjera

Web TV